Së fundmi ka pasur shumë raportime që tregojnë se vaksina e Astrazenekës rrit rrezikun e mpiksjes së gjakut dhe mund të shkaktojë gjakderdhje. Por një studim i fundit zbuloi se rreziku i problemeve të tilla pas një infektimi me koronavirus ishte shumë më i lartë. Ekipi i udhëhequr nga Universiteti i Oksfordit zbuloi një rrezik në rrije të goditjes në tru pas vaksinës së Pfizer, por përsëri është në normë shumë më të ulët sesa pas infektimit. Ekipi tregoi edhe njëherë përfitimin thelbësor të vaksinimit.

Kjo erdhi pasi një ekspertizë ligjore tha të enjten se prezantuesja e BBC Radio Newcastle Lisa Shaw vdiq për shkak të komplikimeve nga vaksina e Astrazenekës. 44-vjeçarja vdiq në maj pasi kishte dhimbje koke një javë pasi mori dozën e parë. Ajo pësoi mpiksje gjaku në tru.

Ekipi kërkimor pa të dhënat nga më shumë se 29 milionë njerëz që morën dozën e parë të një vaksine kundër kovidit që nga dhjetori në prill, si dhe gati 1.8 milionë të infektuar me virusin.

Në studimin e botuar në British Medical Journal u zbulua se për çdo 10 milionë njerëz të vaksinuar me vaksinën Astrazeneka:

– 107 do të shtroheshin në spital ose do të vdisnin nga trombocitopenia, e cila mund të shkaktojë gjakderdhje të brendshme dhe hemorragji. Por kjo ishte gati nëntë herë më e ulët se rreziku i së njëjtës gjendjeje pas infektimit me virus.

-66 të tjerë do të shtroheshin në spital ose do të vdisnin nga mpiksja e gjakut në vena, por kjo ishte gati 200 herë më e ulët se rreziku pas një infeksioni.

-Për çdo 10 milionë njerëz të vaksinuar me vaksinën e Pfizer, u zbulua:

-143 goditje në tru, por kjo ishte gati 12 herë më e ulët se rreziku pas një infeksioni.

Autorja kryesore e studimit Prof.Julia Hippisley-Cox tha se ishte e rëndësishme që njerëzit të ishin të vetëdijshëm për rreziqet, por të dihej edhe se rreziku ishte më i ulët nëse e bëjë vaksinën para infektimit. Autori tjetër, profesor Aziz Sheikh shtoi se zbulimet e fundit nënvizojnë qartë rëndësinë e vaksinimit për të zvogëluar rrezikun e koagulimit dhe gjakderdhjes. Vaksinimet, tha ai, ofrojnë një përfitim të konsiderueshëm të shëndetit publik./dritare.net