Sipas hulumtuesit e studimit më të ri nga Universiteti i Bath-it, burrat ndjehen rehat kur gratë i fitojnë vetë 40% të të ardhurave familjare, por ata stresohen kur gruaja e kapërcen këtë 40%.

Po ashtu ndjehen jashtëzakonisht të stresuar kur ata janë totalisht të varur ekonomikisht nga të ardhurat e partneres.

Cfarë thotë studimi?

Studimi është kryer në harkun e 15 viteve me 6000 çifte amerikane, dhe rezultatet treguan se ankthi i burrave arrin maksimumin kur ata janë të vetmit që mbajnë familjen, duke e pasur mbi shpatulla kështu të gjithë barrën e financave të shtëpisë.

Niveli i ankthit dhe i stresit bie konsiderueshëm kur gruaja fillon të sjellë deri në 40% të të ardhurave. Por nëse të ardhurat e gruas e kalojnë atë pikë, ankthi dhe stresi i burrave fillon të rritet gradualisht përsëri.

Edhe pse studimi është kryer në Amerikë, mund të mendojmë se një situatë e tillë e përafërt mund të paraqitet edhe në vendin tonë. amerika është e shumëllojshme në kulturë dhe si e tillë është e përberë edhe me familje patriarkale ku burrit i është kërkuar të jetë siguruesi kryesor i familjes. Humbja e këtij statusi lëkund autoritetin e tij.