Një variant i ri i koronavirusit, i quajtur “Mu” është duke u analizuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) sipas gazetës britanike “The Guardian”.
Mutacioni i ri i virusit, ose “B.1.621”, u identifikua për herë të parë në Kolumbi dhe deri më tani janë raportuar raste në Amerikën e Jugut dhe Evropë.
Buletini javor i OBSH për pandeminë tregon se versioni i ri mund të jetë më rezistent ndaj vaksinave kundër Covid-19, siç ndodhi me mutacionin “Beta”, megjithatë, theksohet se do të bëhen më shumë studime për të arritur në konkluzione përfundimtare.
Mutacioni “Mu” është i pesti në radhë, ku OBSH po përqendron vëmendjen, nënvizon botimi britanik.