Mbetjet e Uraganit ‘Ida’ shkarkuan një përmbytje të mëdha në New York City dhe zonën përreth të mërkurën mbrëma.
Ndërkohë, zyrtarët u shprehën se në New York, New Jersey dhe Pensilvani stuhia kishte rezultuar me të paktën 17 vdekje.
“Mesazhi im për të gjithë të prekurit është se ne jemi të gjithë së bashku,” – tha Presidenti Biden në një konferencë për përgjigjen e qeverisë ndaj Ida.
Qyteti i New Jorkut në një masë të madhe mbeti pa shumicën e shërbimeve të metrosë, ndërsa disa prej tyre vinin me vonesë ose u pezulluan.
Autoritetet e qytetit po u bëjnë thirrje njerëzve që të shmangin udhëtimet jo urgjente dhe pa ndonjë shkak të rëndësishëm.
Energjia u ndërpre për më shumë se 200,000 klientë në Pensilvani, New Jersey, New York dhe Connecticut./oranews