Teksa ka prezantuar sot qeverinë e re, shumë kanë pyetur pse kryeministri Edi Rama më tepër kritikoi të tijët, por nuk foli për prioritetet e mandatit të tretë.
Për këtë e ka pyetur në “Opinion” gazetari Blendi Fevziu, i cili ka kërkuar të dijë dy prioritetet e qeverisë.
Kryeministri Rama u shpreh se prioritetet do të shpalosen nga ekipi i ri i ministrave dhe deputetëve në parlament, por nuk ngurroi të përmendë dy prej tyre.
Rama tha se synon që gjatë këtij mandati ta kthejë Shqipërinë në kampione të turizmit dhe eksportimit të energjisë në Ballkan.
Pyetje: A keni ju prioritete? Cilat janë dy prej tyre?
Rama: Prioritetet tona janë shumë të qarta se janë bërë me dije për publikun në fushatën elektorale. Duhet të bëni pak durim që kjo skuadër të shkojë në parlament, por patjetër që kemi disa prioritete. Së pari duam të bëhemi kampionë në Ballkan për turizmin. Së dyti, ne duam që të Shqipëria të bëhet eksportuese neto e energjisë, dhe që të dyja nuk janë bazuar e ëndrra por te puna që kemi bërë gjithë këto vite, dhe investimet që sot janë në proces./newsbomb