Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka bërë me dije se parti e tij është për respektim të mendimit të mjekëve dhe për shtyrje të zgjedhjeve.
Ai është shprehur se shtyrja e zgjedhjeve më së shumti dëmton subjektin e tij politik, pasi në dy proceset e fundit zgjedhore LVV ka dalë e para.
“Ne jemi për shtyrjen e zgjedhjeve. Sidoqoftë ne nuk e imponojmë qëndrimin tonë dhe do të pajtohemi me cilindo zgjidhje. Nuk janë zgjedhjet lokale sikur ato qëndrore. Nuk votohet njëjtë për kandidatë dhe ka edhe balotazh e nuk votohet vetëm në një raund. Kërkojmë të dëgjohet mendimi i ekspertëve shëndetësorë. Ne kemi shprehur qëndrimin si subjekt dhe duhet të presim që të përfundojë takimi konsultativ. Shtyrja e zgjedhjeve më së shumti dëmton subjektin tonë politik. Që nga viti 2017 janë mbajtur dy palë zgjedhje dhe në të dy këto procese zgjedhore kemi dalë të parët”.
Ndërkohë, kanë nisur takimi i presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, me përfaqësuesit e partive politike për të diskutuar rekomandimin e IKShPK-së rreth mbajtjes së zgjedhjeve lokale.
Në takim kanë marrë pjesë kryeministri i Kosovës dhe kryetari i LVV-së Albin Kurti, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, nga AAK, Muharrem Nitaj, nga alternative, Mimoza Kusari dhe nga Lista Guxo, Donika Gërvalla./oranews