Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçic e ka konsideruar si ditën më të vështirë të njerëzve të tij në Kosovë 10 shtatorin, pasi hyri në funksion reciprociteti me targa. Sipas Vuçiç, shqiptarët e Kosovës kanë kanë punësuar snajperë që kanë rrethuar shtëpitë e serbëve, pasi këta të fundit mund të kundërshtonin veprimet e shtetit të Kosovës.
Sipas Vuçiç, Prishtina nuk po i përmbush obligimet e saj nga marrëveshja me Beogradin.
“Shqiptarët gjithashtu punësuan snajperë që mbuluan shtëpitë e të rinjve serbë të cilët mund të kundërshtonin veprimet e tyre të paligjshme. Mbrëmë, ne e dinim se çfarë po planifikonte Prishtina. Sot, pas orës gjashtë, ato forca u zhvendosën në veri të Kosovës. Ky është inkursioni i gjashtë, por më brutali deri më tani. Ne kishim dy marrëveshje, nga 2011 dhe 2016. Këto janë katër marrëveshje për lirinë e lëvizjes. Thelbi është se këto janë të ashtuquajturat tabela të KS, të cilat e zgjatën vlefshmërinë nga 2011 në 2016 dhe më pas deri në vitin 2021,”- shtoi ai.