Një javë më parë, qeveria vendosi të ndryshojë ligjin e vitit 2008 për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizimit, me qëllim për të intensifikuar luftën kundër pastrimit të parave.

Përpos të tjerave, ndryshimet zgjerojnë rrethin e personave që do të jetë objekt i ligjit kundër pastrimit të parave.

Kategoritë do të jenë objekt i veprimit të ligjit kundër pastrimit të parave, jo vetëm gjatë detyrës, por deri në tre vite pas largimit nga detyra.

Përfshihen të gjitha kategoritë si në ligjin në fuqi, ashtu edhe në ndryshimet e fundit, të cilat pritet që qeveria t’i referojë në Kuvend për miratim. Për herë të parë, të gjithë anëtarët e forumeve të larta të PD, PS, LSI, por edhe të partive të tjera, do të objekt i ligjit kundër pastrimit të parave.

Ndryshimet ligjore zgjerojnë dhe detajojnë të huajit që do të janë në rrethin e personave të ekspozuar.

Kategoritë e ekspozuara politikisht për pastrim parash

  • Anëtarët e kryesisë, këshillave dhe asambleve të partive politike
  • Biznesmenët me lidhje interesa me pushtetarët
  • Çdo person që ka përftuar nga një person i ekspozuar politikisht
  • Anëtarët e bordeve të bankave qendrore
  • Të ngarkuarit me punë në ambasada
  • Anëtarët e bordeve të ndërmarrjeve shtetërore
  • Çdo përfaqësues i organizatave ndërkombëtare
  • Të huaj që kanë pasur pozicione të rëndësishme në vendet e tyre
  • Çdo i huaj që vjen nga vendet me risk
  • Për paqësuesit e SPAK dhe gjykata speciale
  • Kreu dhe anëtarët e Byrosë Kombëtare të Hetimit
  • Anëtarët e KLGJ dhe KLP
  • Anëtarët e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit
  • Anëtarë e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit
  • Presidenti, kryeministri, zv/kryeministri, ministrat
  • Deputetët, zëvendësministrat
  • Kryetarët e bashkive
  • Gjyqtarët dhe prokurorët të gjitha shkallëve
  • Drejtuesit e zyrave përmbarimore
  • Kreu i KLSH, Avokati i Popullit
  • Anëtarët e KQZ
  • Inspektori i Lartë i Drejtësisë bashkë me inspektorët e tjerë
  • Drejtorët e niveli të lartë dhe të mesëm
  • Kreu i ILDKP
  • Prefektët dhe kryetarët e këshillave të qarqeve
  • Kreu i SHISH
  • Komandantët e Forcave të Armatosura
  • Drejtuesit e institucioneve të pavarura publike
  • Anëtarët e enteve rregullatore;
  • Drejtori dhe Zëvendësdrejtori i Policisë së Shtetit
  • Drejtorët e përgjithshëm të Policisë së Shtetit,
  • Drejtori, zëvendësdrejtori dhe drejtorët e drejtorive të Tatimeve
  • Drejtori, zëvendësdrejtori dhe drejtorët e drejtorive të Doganave
  • Drejtori dhe drejtorët e drejtorive të në Drejtorinë e Parandalimit të Pastrimit të Parave
  • Drejtuesit e të gjitha niveleve të strukturave të kthimit e kompensimit të pronave,
  • Drejtuesit e të gjitha niveleve të strukturave të privatizimit dhe regjistrimit të pasurisë,
  • Zyrtarët, që emërohen nga Kuvendi, Presidenti i Republikës, Kryeministri, ministrat
  • Guvernatori i Bankës së Shqipërisë.
  • Zëvendësguvernatori i BSH dhe anëtarët e Këshillit Mbikëqyrës të saj.
  • Administratorët e shoqërive me më shumë se 50 punëtorë ku shteti ka mbi 50 për qind.
  • Kandidatët për gjyqtarë dhe prokuror të çdo niveli
  • Kandidatët për hetues të BKH/Marre nga shqiptarja.com