Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka hedhur votën e tij në shkollën e mesme të mjekësisë “Ali Sokoli” në Prishtinë.

Haradinaj në një konferencë për media bëri thirrje për votim, shkruan Gazeta Infokus.

“Votova, qeverisja lokale është mjaftë e rëndësishme për jetën e qytetarëve. Ju ftoj të votoni, votoni mos e leni votën në shtëpi. Na priftë e mbara Kosovë”, ka thënë ai.

Haradinaj ishte i shoqëruar nga bashkëshortja e tij Anita Muçaj. /Gazeta Infokus/