Qendra për Studime Universitare në Ministrinë e Mbrojtjes njofton se kadetët e QSU-së kanë mbajtur trajnim për evakuim mjekësor me helikopter (Aero MEDEVAC).
Sipas njoftimit, trajnimi është realizuar në kampin “Bondsteel” nga instruktorë amerikanë.
“Trajnime të tilla shërbejnë për ngritjen e profesionalizmit të kadetëve dhe bashkëpunimit me aleatët tanë”, thuhet në njoftimin e QSU-së.