Mbretëria e Bashkuar i ka premtuar 290 milionë funte për t’i ndihmuar vendet më të varfra që po përballen me ndryshimet klimatike, derisa Samiti i ndryshimeve klimatike COP26, po zhvillohet tash e një javë.

Vendet më të varfra kanë kërkuar ndihmë financiare prej 100 miliardë dollarësh, duke thënë se tashmë po vuajnë nga ndryshimet e theksuara klimatike. BBC shkruan se vendet e zhvilluara kanë “kontribuar” në një pjesë të konsiderueshme të emetimeve të dëmshme që nxisin ndryshimet klimatike.

Shumica e parave e ndarë nga Britania e Madhe do të shkojë në vendet aziatike dhe të Paqësorit, duke synuar përmirësimin dhe ruajtjen e zhvillimit, me emetim sa më të ulët.

© KOHA.