Kam shkruar dhe kritikuar mjaft asokohe, në mënyrën se si u rrëzua qeveria në kohë pandemie. Na u tha nga ana e akterëve të njëjtë se Albin Kurti e kishte rrëzuar veten, ndërsa tani po deklarojnë se ishte kërkesa e Richard Grenellit ajo e cila e rrëzoi qeverinë. Nga kjo shtrohet pyetja e natyrshme: A është Kosova një banane republikë?

Në pamundësinë e rritjeve të bananeve në Kosovë, ndoshta një kastravec republikë? Çfarë i duhen një vendi vullneti i popullit dhe zgjedhjet e lira demokratike, nëse qeveritë po mundeshin të rrëzoheshin me një mesazh, i cili ta cakton edhe afatin kohor se për sa kohë duhesh rrëzuar qeverinë