Moderatori Hermes Nikaj, apo i njohur ndryshe si ‘Zogu i Tiranës’, i cili u dënua për “prostitucion” ka rrëfyer në emisionin ‘Rrugëtim me Anilën” në News24 se ka dëshirë të shkruajë një libër për persona të njohur të ekranit, si për meshkujt edhe për femrat.

“…Për femrat etlitë të pasqyrohen në një libër të vetëm, tani mendoj ta bëj për çunat se më thonë na ke lënë pas dore mor burrë, ankohen shumë”, tha Hermes.

Pyetje: Do i përzgjidhje edhe 10 meshkuj të jenë pjesë e një libri?

Hermes: 10 meshkuj po.

Pyetje: Kush do ishin?

Hermes: Aldo i pari, Sokol Balla, nuk është se kam vendosur akoma por do përzgjedh këto më pikantët.

Duke folur për arrestimin dhe dënimin e tij nga gjykata, Nikaj tha se jeta ka shumë surpriza por e rëndësishme për të është të gjejë forcën për t’u ringritur.