Nga Ervis Zholi

Ndërsa Partia Demokratike po kapërcen pragun e një krize politike, opinionet dhe kritikat kanë qenë të shtrira në plane pa kufijë, duke zaptuar kështu ekrane, portale e çdo media.

Pa dashur të merrem me këta mendjehollë e ngadhnjimtarë “paqësor” që me anë të politikës verbojnë turmat, të cilëve u kanë zaptuar të vetmen trashgimi që u ka mbetur, mendjen.

Me atë të këtij shkrimi dua të shpreh habine time teksa shoh këtë lloj njerëzimi, të përzierë e të rëndomtë që me çdo kusht kërkojnë të bëjnë udhërrëfyesin e një rruge qartësisht të dukshme, e cila po kërkon të mbrohet nga lojrat e panumërta të politikbërjes dritëshkurtër.

Arkitekti i PD, Sali Berisha po sjell në vend dinjitetin e atyre që i besojnë, nuk po hakërrehet ndaj atyre që i ka përfshirë kllapia shpirtërore.

Do ta quaja fare mirë arkitekt, sepse ai ndërtoi bazat e një politike të suksesshme, vlerat dhe parimet që besojmë, liritë ekonomike të individit, konkurrencën e ndershme, drejtesinë e vërtetë sociale…

Mbështes këtë nismë sepse ka në themel zhvillimin dhe integrimin e Shqipërisë bazuar në vlerat më të larta njerëzore, iniciativën e lirë, të drejtat e individit dhe interesin kombëtar.