Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me ngjarjen e rëndë që ndodhi në Deçan, ku 4 persona, mes tyre 2 nxënës, mbetën të vdekur si pasojë e një sulmi ndaj autobuzit me të cilin ata po udhëtonin.

Rama u ka shprehur ngushëllime fasmiljarëve të viktimave, teksa shprehet se jetët e marra nga plumbat e një egërsie që meriton ndëshkimin ekstrem të drejtësisë, na kanë brengosur të gjithëve.

“Jetët e marra në Kosovë nga plumbat e një egërsie që meriton ndëshkimin ekstrem të drejtësisë, na kanë brengosur të gjithëve. Ngushëllime vëllazërore familjeve të goditura në zemër nga humbja absurde. Kurajo e mbështetje institucioneve të Kosovës në këtë moment sfidues”, shkruan Rama.