Një aksident i rëndë me dy viktima dhe një të plagosur është regjistruar pak pas mesnatës së sotme në rrugën e Rinasit.
Siç edhe duket nga pamjet, një automjet ambulancë është përplasur kokë më kokë me një makinë tjetër.
Ambulanca është përplasur me një automjet tip “Golf 5”.
Përplasja ka qenë aq e fortë sa autoambulanca ka përfunduar mbi barrierat metalike të rrugës.
Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se dy persona, pacientja dhe shoqëruesja e saj kanë humbur jetën në këtë aksident tragjik.
Ndërsa drejtuesi i autoambulancës Ilir Shullazi ndodhet në spitalin e Traumës në gjendje të rëndë për jetën.
Autoambulanca ishte nisur nga qendra shëndetësore Fushë Krujë në drejtim të Tiranës, për urgjencë mjekësore, por në vendin e quajtur Kthesat e Rinasit u aksidentua, duke i marrë jetën pacientes dhe personit tjetër që e shoqëronte.