Sjellja pozitive kundrejt jetës mund ta ruajë zemrën të shëndetshme, duke ulur me 50% mundësinë për të kaluar një infarkt ose një iktus.
Rezultatet e këtij studimi vijnë nga krahasimi i të gjithë studimeve mbi këtë argument, të bëra nga studiuesit amerikanë të “Harvard School of Public Health”, të cilët arritën në përfundimin se optimizmi është një ilaç i mirëfilltë, sepse ul tensionin dhe nivelin e kolesterolit. Këto të fundit janë faktor rreziku për sëmundjet e zemrës, pavarësisht moshës, gjendjes sociale, duhanit apo peshës trupore.