Më bëri përshtypje se gruaja e Lulzim Bashës në njoftimin që ka dhënë për vdekjen e babait të saj, e quan atë “zotëri”, një fjalë që nuk ka kuptim të thuhet nga bija për të atin.Dhe me këtë rast m’ u kujtua se kur Lulzim Basha u bë Ministër i Punëve të Brendshme në 2009 Mero Baze shkroi në këndin e tij me tallje politike “Antena brenda familjes” se ishte hera e parë në historinë e Shqipërisë që dhëndri merrte postin që kishte mbajtur vjehrri.

(Meroja pas 9 shtatorit ka fshirë shumë nga tekstet e tij tallëse për Bashën.)Shumicës së lexuesve të Meros kjo iu duk si një gjëagjëzë e vështirë për t’ u zbërthyer sepse vjehrri tepelenas i Lulit nuk kishte qenë ministër i brendshëm.Disave të paktë iu shkoi mendja se ku e hidhte fjalën Meroja. Ministër i brendshëm kishte qenë tepelenasi tjetër, Gramoz Ruçi, miku i shtëpisë i vjehrrit të Bashës.

Disa ditë më parë Çim Peka një tjetër njeri që me sa duket mbante mend ato që kishte thënë Meroja dikur, e quante Lulzim Bashën “dhëndri i Gramoz Ruçit”, pa dhënë shpjegime qysh e tek.Sot kuptohet që tifozët e Meros të cilët janë bërë edhe tifozë të Bashës të qortojnë rëndë nëse kujton se çfarë ka thënë Meroja për Bashën dikur.“Sa të thella paskan qenë këto punë!”, siç thuhet në një komedi shumë të njohur.Të thella si te ajo kënga “Shoqet tona ilegale”, për femrat komuniste shqiptare të kohës së Luftës së Dytë Botërore. Por bashkë me shoqet ilegale qenë dhe shokët ilegalë, për të cilët nuk u bë ndonjë këngë e posaçme se pastaj qelbej fare kjo histori e lavdishme.

Dhe meqënëse Meroja dikur ka bërë dhe disa aluzione për Lul Bashën, del sipas Meros që shoku Gramoz na paska bërë krushqi ilegale me vetë shokun Enver (pas vdekjes së këtij të fundit, por ç’ rëndësi kur për Enverin u tha se ka vetëm datëlindje), duke i dhënë vajzën nuse për djalin e tij/Kastriot Myftaraj

Burimi: Zeri jone USA