Sulmi rus në Ukrainë ka nisur të reflktohet edhe në Ballkan. Mediat kosovare raportojnë se qytetarë pro-serbe të Frontit Demokratik në Malin e Zi kanë dalë në tubime mbështetëse ndaj Rusisë. Ato kanë bllokuar rrugët në disa qytete duke thirrur emrin e Vladimir Putinit.

Analisti malazez, Ljubomir Filipovic ka bërë të ditur se protestuesit kanë thirrur këngë që lavdërojnë autokratin rus Vladimir Putin.

“Flamujt rusë dhe serbë kudo, turmat duke kënduar këngë duke lavdëruar Putinin”, ka shkruar ai në rrjetin social Tëitter.