Disa vende dështojnë në mënyrë spektakolare,duke u përfshirë në një kolaps total të të gjitha institucioneve shtetërore.
Megjithatë, shumica e vendeve që kapin këtë ekstrem, e bëjnë këtë jo me zhurmë, në heshtje duke i bindur qytetarët se gjithnjë e më shumë po arrijnë suksese pra,dështimin e shesin si sukses,por në fakt i dënojne qytetarët e tyre me varfëri të përjetshme.
Ky lloj dështimi i ngadalshëm dhe i rëndë lë vendin me standarde jetese shumë, shumë më të ulëta se ato në Perëndim.
Ajo që është tragjike është se ky dështim është nga projektimi. Këto shtete shemben sepse drejtohen nga:
-Institucione ,“të cilat dekurajojnë dhe grabisin qytetaret.Keto institcione kanë qellim rritjen e korrupsionit,si një plagë e pashërueshme e një shoqërie.
-Krijimi i monopoleve të mbrojtura nga shteti në kurriz të shoqërisë. Natyrisht, elita të tilla përfitojnë edhe nga institucionet e manipuluara politike, duke përdorur fuqinë e tyre për të anuar sistemin për përfitimin e tyre. Por shtetet e ndërtuara mbi shfrytëzimin në mënyrë të pashmangshme dështojnë, duke rrëzuar një sistem të tërë të korruptuar.
Një gjë e domosdoshme për ekonomitë e suksesshme është një shtet efektiv i centralizuar.
Pa këtë, nuk ka asnjë shpresë për të siguruar rend, një sistem efektiv ligjesh, mekanizma për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve apo të mira publike themelore.
Megjithatë, pjesë të mëdha të botës sot janë ende të dominuara nga shoqëritë pa shtetësi. Vende si vendi ynë ku vendimet merreshin me konsensus midis meshkujve të rritur dhe nuk ishte kurrë në gjendje të dominonte ose të krijonte një sërë ligjesh ose rregullash të respektuara në nivel kombëtar. Nuk kishte poste politike te mirefillta, as administratorë, as taksa, as shpenzime qeveritare, as polici, as avokatë me fjalë të tjera, as qeveri.
Që nga pavarësia,në vitin 1912, janë bërë përpjekje për të krijuar një shtet qendror efektiv, për shembull, gjatë diktaturës së , por pas shumë dekadash është e drejtë dhe madje e qartë të thuhet se ata kanë dështuar.
Pa një shtet qendror, nuk mund të ketë ligj dhe rend; pa ligj dhe rend, nuk mund të ketë ekonomi reale; dhe pa një ekonomi reale, një vend është i dënuar të dështojë.