Gjykata e Kurbinit ka dhënë masat e sigurisë për dy nga personat e përshirë në përplasjen me armë mesnatën e së dielës në Mamurras. Gjyqtari Olti Skrame pranoi kërkesën e prokurorisë për shtetasit Andi Diva dhe vendosi masën e sigurisë ‘arrest në burg’, ndërsa për shtetasin Devis Lleshaj dhe vendosi masën e sigurisë ‘arrest në shtëpi’, për veprat penale “Vrasje me dashe e mbetur në tentivë” kryer në bashkëpunim dhe “Armëmbajtje pa leje”.
Ndërsa për dy personat e tjerë të arrestuar Alban Skonja dhe Gentjan Diva masa e sigurisë do të zhvillohet ditën e shtunë në spitalin e traumës në Tiranë ku qëndrojnë të shtruar për shkak se mbeten të plagosur nga përplasja me armë zjarri.