Një person është gjetur i plagosur në rrugë mbrëmjen e sotme në Elbasan.
Sipas njoftimit zyrtar të policisë bëhet me dije se bëhet fjalë për shtetasin Klevis Cani, i cili është dëmtuar me thikë rreth orës 22:15.
Mësohet se i riu është dërguar në spitalin Kirurgjik të Elbasanit dhe se gjendja e tij është e rëndë.
Njoftimi i Policisë:
Rreth ores 22:15, në Urgjencën e Spitalit Rajonal në Elbasan, është dërguar i dëmtuar në krahë shtetasi K. C., banues në Elbasan, i cili është futur në sallën e operacionit.Në vëndngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për dokumentimin e ngjarjes.