Azbi Selamaj është një nga demokratët e zhgënjyer prej Lulzim Bashës dhe që iu bashkua lëvizjes së ish-kryeministrit Sali Berisha.
Ai u bë një personazh i njohur për publikun teksa në një takimet e Berishës me mbështetësit e tij në Berat, ngriti një dolli me raki për të dhe familjen e tij.
Prej atëherë ai është bërë një personazh mediatik, teksa është ftuar në shumë studio televizive.
Azbiu po e shijon shumë famën e marrë, aq sa tani herë pas here publikon mesazhe në rrjetet sociale.
Mesazhin e fundit ai ia kushtoi pikërisht situatës në Ukrainë.
Teksa denoncon sjelljen e perëndimit ndaj Ukrainës, ai thotë se vendet e zhvilluara po bëjnë të njëjtën gabim ashtu siç bënë edhe me Hitlerin në fund të viteve 30 të shekullit të kaluar.
Aq shumë e ka shqetësuar kjo situatë Azbiun sa ai duket se e beson vërtetë deklaratën e udhëheqësit të tij se jemi në prag të Luftës së Tretë Botërore.
Ndaj për të qenë gati edhe për më të keqen, Azbiu thotë se ka nisur të marrë masat dhe të jetë gati për një luftë të re.
Ai bën të ditur se ka çuar në mulli për të bluar për miell grurin që ai kishte ndarë për pulat.