Mbrëmjen e 1 marsit në Tiranë, është vetëdorëzuar në polici Arbër Sula, autor i dyshuar për vrasjen e të riut Jurgen Duka në dhjetor 2021.
Sula, i punësuar si polic në rrethin e Dibrës, por banues në Tiranë, mesnatën e 14 dhjetorit qëlloi me armën e shërbimit, Dukën, pas një konflikti për radhën në market.
Autori është nën masën e arrestit me burg dhe ka dërguar armën me të cilën kreu krimin.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.