I ftuar në emisionin “Aktualitet” në Fax News analisti Fatmir Merkoçi hodhi poshtë të gjithë hipotezat se ai ka politizuar protestën kundër rritjes së çmimeve.
Merkoçi u shpreh se ashtu si në shumë protesta të tjera, ka dalë për t’i kërkuar shtetit të zbatojë Kushtetutën e tij, duke theksuar se asnjëherë nuk ka qenë në një funksion shtetëror apo politik.
Sipas tij, asnjë vend i botës përveç Shqipërisë nuk e ka të deklaruar minimumin jetik, që është dhe kërkesa kryesore e çdo proteste.
Pjesë nga studio
Merkoçi: Kam këmbëngulur që minimum jetik duhet bërë me ligj në Shqipëri sepse ai tipi që bën monolog para pasqyrës dhe nuk ka vend në botë që nuk e ka të cilësuar.
Asnjë pensionist apo i varfër nuk duhet të marrë më pak se 250 apo 300 mijë lekë të vjetra. Këtu fillon themeli i shtetit dhe duhet të shihni të gjitha protesta e mia dhe është kërkuar gjithmonë kjo gjë. Unë i kërkoj shtetit të zbatojë kushtetutën, nëse nuk garantohet jeta atëherë nuk i ke garantuar asgjë. A është e popullit kjo kushtetutë?
-Populli duhet të dalë dhe të ndërgjegjësohet, këto 9 pika nëse nuk përfshijnë të gjitha shtresat, nuk kemi nevojë për 20 borde. Ka dy ministra në burg ky dhe bën sikur nuk di asgjë, kryeministri i paditshëm, je kryemninistër duhet të japësh hesap.
Bejdo Malo: Ku e keni politikën dhe ndarjen nga ajo?
Merkoçi: Unë nuk kam dashur ta politizoj dhe duke qenë se simbol i kësaj proteste është Hymni i Flamurit, ai qe rri para pasqyrës e quajti këngë hymnin dhe goditem si njeriu që po marr protestën. Ata harrojnë se unë nuk doja ta politizoja, s’doja të bëja deklarata nëse ka persona të Ramës apo Sorosit, sepse e dija që do binin vetë në gropë.
Me një telefonatë më hoqën mikrofonin, u thashë fikni kamerat. Unë dola për të mbrojtur atë që është reale dhe e vërtetë dhe cuditërisht televizionet dhanë atë që tha zotëria.
Unë s’kam qenë kurrë në asnjë funksion shtetëror apo partiak! I kam kërkuar debat publik kryeministrit dhe nuk ka ndodh një gjë e tillë.