Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi është shprehur se 11 dhjetori, dita e Kuvendit të mbledhur nga Sali Berisha është i paligjshëm dhe duke e quajtur vendim të çmendur, nëse e legjitimon atë.

“Nëse ky gjykatës vendos të marrë këtë vendim të çmendur, në interes të tij dhe familjes së tij, ai ka vendosur t’i thotë burgut hapu”, – u shpreh Bardhi lidhur me statutin e Partisë Demokratike.

I ftuar këtë të enjte në News24, Bardhi tha shtoi edhe se gjykatësi është takuar me përfaqësues të Komisionit të Rithemelimit.

Bardhi tha më tej, se deputetët e grupit të rithemelimit janë të mirëpritur për të qenë sërish pjesë e grupit parlamentar të PD, nëse dëshirojnë të ndërmarrin një hap të tillë.”