Të njëjtat karakteristika si Rama? Me kë ngjason kryeministri Bullgar? Në një postim të gjatë në rrjetet sociale gazetari Lufti Dervishi sjell këtë përshkrim për ish-kryemnistrin bullgar i cili dje përfundoi në prangat e policise.

Postimi i plotë

Ish-sportist i viteve 80; kryebashkiak i kryeqyteti; tre herë kryeministër. Mik i amerikanëve dhe i Merkelit.
Enturazhi i tij përbëhet nga persona që përmes firmës dhe ndikimit të tij nxjerrin fitime të majme nga fondet publike. Një pjesë e tyre, me të shkuar kriminale. Ka abuzuar me fondet europiane sidomos ato të rrugëve dhe tuneleve.
I fiksuar që në kabinet të emëronte gra dhe vajza.
Eshtë personi që nënshtroi drejtesinë, mediat dhe gjithçka e bën nga, me dhe për oligarkët që gravitojnë rreth tij.
Ky është profili i ish kryeministrit bullgar që mbrëmë përfundoi në prangat e policisë.