Kryeministri i vendit Edi Rama ka njoftuar se duke nisur nga data 3 prill, e diela e parë e çdo muaji do të jetë ditë pa makina.
Rama përcakton se kjo masë është vetëm fillimi, duke nënkuptuar se masa të tjera apo ditë të tjera pa makina mund t’i shtohen “agjendës për kursim të naftës”.
Të hënën e 22 marsit qeveria shpalli po ashtu ditën pa makina, por ishte e tillë vetëm në disa rrugë dhe për pak orë.
Caktimi i një dite pa makinë është një ndër 10 pikat e Agjencisë Ndërkmbëtare të Energjisë që synon reduktimin e konsumit të naftës në botë në mes të një krize oferte.
Posti i kryeministrit:
Nga data prill, e diela e parë e çdo muaji do të jetë si fillim DITË PA MAKINA në qytetet kryesore të çdo qarku. Nëse s’e fikim dot automjetin gjatë gjithë kohës, të paktën ta bëjmë ditëve të pushimit dhe të përdorim biçikletën a ecjen në këmbë
Fillojmë mënjëherë në koordinim me bashkitë këtë plan kombëtar për kursim, për mjedisin dhe për shëndetin e të gjithëve