Shqipëria e ka pësuar sërish në fund. Pas një pjese të parë të mbyllur në barazim pa gola, kuqezinjtë patën shansin që ta mbyllnin të gjithë lojën në shifra të barabarta 1 me 1, por një gol i Spanjës në minutën e 90 i dha fitoren iberikëve. Ishin pikërisht spanjollët ata që kaluan të parët në avantazh me anë të Ferran Torres në minutën e 75. Por ishte Myrto Uzuni, ai që ktheu barazpeshën në Spanjë teksa shënoi 10 minuta më vonë. Por spanjollët këmbëngulën dhe sënuan sërish në fund të kohës së rregullt me anë të Daniel Olmo.