Ish-kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha tha se po punon që të Partia Demokratike të jetë një shpresë për qytetarët dhe se alternativa për bashkimin e demokratëve nuk mund të jetë kundër SHBA-së.
‘Po punoj dhe do punoj për një parti demokratike rreth vlerave që të jetë e bashkuar rreth vlerave. Heq dorë nga përgjegjësia ime, por PD duhet të kthehet në një alternativë dhe shpresë për njerzit. Do punoj çdo ditë. Alternativa nuk mund të jetë kundër aleatëve tanë siç është SHBA. Akti im ka tejkaluar interesat personale, dhe ato të diskutojnë dhe të vendosin dhe jo nën presion. Kjo ishte arsye pse nuk isha dhe në mbledhjen e grupit parlamentar.
Unë kam bërë dhe do të bëj gjithçka që PD të bashkohet rreth vlerave që është krijuar dhe një nga vlerat është orientimi euroatlantik. Unë e kam të qartë rrugën që do të përshkojë PD për tu kthyer në alternativë për qytetarët.’- tha Basha.