Media online me emrin “Faktoje.al”, e cila thotë se merret me verifikimin e informacionit, ka publikuar një artikull nëpërmjet të cilit është “përpjekur” të hedhë dritë mbi shpenzimet e kryeministrit Edi Rama me avionin qeveritar “Ismaili”.
Por në vend që të faktojë se sa shpenzon kryeministri nga buxheti i shtetit për udhëtime luksi, ajo ka zgjedhur të ballafaqojë deklarat e ish -kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, për të njëjtën çështje.
Lulzim Basha iu referua një shkrimi të Zoom.al për fluturimet me shpenzime marramendëse të kryeministrit me avionin që ka edhe dhoma gjumi.
Artikulli me titull “Lajthitjet në llogaritë e Bashës për udhëtimin e pretenduar të kryeministrit me charter”, merr shkas pikërisht nga deklaratat e bëra nga Basha gjatë një seance plenare ku pretendonte se Rama në dy udhëtime vajtje-ardhje me destinacion Parisin dhe Mynihun kishte harxhuar deri në 150 mijë euro nga taksat e shqiptarëve.
Për të vërtetuar këto deklarata të Bashës, media në fjalë thotë se i është drejtuar edhe me disa pyetje Këshillit të Ministrave, ku i kërkon informacion për udhëtimet e Ramës të pretenduara nga Basha.
Qeveria ka refuzuar t’i përgjigjet dhe Faktoje.al ka marrë përsipër t’i bëjë llogaritë vetë.
Por në vend që t’u referohet burimeve të besueshme përsa u përket shpenzimeve, duke kontrolluar faqe të specializuara në këto Çështje, ky portal që financohet nga programe të ambasadave të huaja, e bën “kontrollin e fakteve” me një ekspert të vetëm.