Drejtorja e komunikimit ne PD Floriana Garo ka reaguar pak me pare duke sqaruar se cfare perfhin vendimi i marre nga gjykata ne 25 mars.
“Regjistrimi nga gjykata i statutit te 11 Dhjetorit te Partise Demokratike, (te premten- 25 Mars) konfirmon se:
-Z. Alibejaj eshte vetem Kryetar i Grupit Parlamentar, jo Kryetar i komanduar i PD
-Z. Gazment Bardhi eshte vetem Deputet, jo Sekretar i Pergjithshem i PD
-Znj. Jorida Tabaku eshte vetem deputete, jo Nen Kryetare e PD
Ju lutem kijeni kete parasysh kur i cilesoni neper lajme ne TV, gazeta e portale.
Faleminderit per mirekuptimin e mbremje te kendshme!
Floriana”