Në vitin 2014 lajmi se një kompani bazë në Emiratet e Bashkuara Arabe thotë se do të investonte deri në 4 miliardë euro (5.4 miliardë dollarë) për të ndërtuar një zonë biznesi, banimi dhe tregtare në zonën e lumit të kryeqytetit serb, Beograd, u bë kryelajm botëror.
Nga mediat arabe si Alarabyia në prestigjozen amerikane Forbes, gazetarë, ekspertë dhe politikanë po komentonin mbi projektin ambicioz që do ta shndërronte Beogradin në kryeqendrën e Ballkanit.
Komipania Eagle Hills e shpalosi më shumë bujë projektin “Belgrade Waterfront”, që do të transformonte një zonë plotësisht të shkatërruar në zemër e qytetit ballkanik me dy milionë banorë.
Drejtori Ekzekutiv kësaj kompanie ishte Mohamed Alabbar, i cili në atë kohë ishte edhe kryetar i Emaar Properties të Dubait.
“Ne do të krijojmë një qendër rajonale që do të jetë e pakrahasueshme”, deklaronte ai.
Projekti përfshin një kullë 200 metra të lartë, të ngjashme në stil me kullën Burj Khalifa të Dubait, si dhe një qendër tregtare, banesa, zyra dhe zona të kohës së lirë që mbulojnë një milion metra katrorë.