Deputetja Jorida Tabaku ka marrë fjalën në Kuvend, menjëherë pas kryeministrit Edi Rama, i cili pasi mbaroi fjalimin e tij u largua nga seanca plenare.
Tabaku tha se Edi Rama do të duhej të kërkonte falje sot për arrestimin e deputetit Alqi Bllako.
“Unë po të isha në vendin e Edi Ramës, do të kërkoja ndjesë me kokën ulur që Alqi Bllako dhe Lefter Koka ka qenë pjesë e grupit parlamentar të PS-së.
Sot nëse do të kishte drejtësi, Edi Rama duhet të ishte përpara drejtësisë, nëse unë do të isha ulur në një kabinet qeveritar, do të kisha hapur rrugën drejtësisë pa anjë kufizim, duke hequr dorë nga imuniteti.
Kjo është ajo që duhet të kishte bërë një qeveri e përgjegjshme, nëse do të kishte normalitet ky parlament do të kishte ndërprerë kontratat e inceneratorëve”, tha Tabaku.