Gazetarja Ola Xama përmes një postimi në Facebook ka bërë një denoncim për KESH, ku sipas saj kjo e fundit ka hapur një procedurë për shitje energjie duke shitur me çmime minimale aq sa për dy transaksione ka humbur 1.7 ml euro vetëm në 2 ditë.
Ndërsa ka blerë energji për 5 ditë me një shumë marramëndese kundrejt çmimiet real të saj, me një shifër prej 3.2 milionë euro.