Pak momente më parë u raportua për të shtëna me armë zjarri në një lokal në Elbasan. Lidhur me këtë ngjarje ka reaguar edhe Policia e Elbasanit.

Njoftimi:

Bëhet me dije se nuk ka të shtëna me armë, por është një operacion nga Policia e Elbasanit në bashkëpunim me FNSH-në.

Deri tani është kapur një person i armatosur me armë zjarri pistoletë, te stacioni i trenit në Elbasan dhe është shoqëruar. Po vijon operacioni e kontrollet.