Mëngjesin e sotëm kanë filluar kërkimet për gjetjen e 10-vjeçarit të mbytyr pasditen e djeshme në lumin Fan të Mirditës.

Mbrëmjen e djeshme kërkimet u ndërprenë për shkak të errësirës. Në gatishmëri për gjetjen e trupit të së miturit janë vendosur eddhe polumbarët e Reneas.

Më herët u bë me dije se para se ta tërhiqte lumi, i mituri ka qenë duke luajtur me top me moshatarët e tij. Ai kishte shkuar për të marrë topin i cili i kishte rënë në ujë, mirëpo rrjedha e lumit ishte aq e fortë dhe e tërhoqi me vete.