Britanikja “Daily Mail” i ka kushtuar një artikull Presidentit të Rusisë, për ta parë figurën e tij përmes imazheve.
“Nga adoleshenti romantik te njeriu që mund të ndezë Luftën e Tretë Botërore. Imazhet magjepsëse tregojnë se si Vladimir Putin u shndërrua nga një adoleshent tipik në një oficer i dashuruar me xhudon e KGB-së…dhe presidenti që kërcënon botën”, shkruan Daily Mail.

Përpara pushtimit të Rusisë, Vladimir Putin më së shpeshti u fotografua me homologët e tij në takime zyrtare, gjatë paradave të forcës ushtarake në vendin e tij të origjinës ose duke shijuar peshkimin dhe gjuetinë në fshatrat ruse.
Por nuk ishte gjithmonë kështu.
Ishte një kohë kur një Vladimir Putin, disa vite më parë është fotografuar i qeshur duke ngulur sytë tek kamera e kur ai pozonte para aparatit i veshur me një xhaketë lëkure.






















