Përfaqësuesi i lartë për Politikën e Jashtme në Bashkimin Europian, Zhozef Borell shpreson që kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç të takohen para verës.

Pas përfundimit të mbledhjes së ministrave të Jashtëm të BE-së, Borell u shpreh se në këtë takim u diskutua për dialogun midis Kosovës dhe Serbisë.

Sipas tij, është e nevojshme që marrëdhëniet midis dy vendeve të normalizohen.