Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka shprehur ngushëllime për burrin që vdiq sot nga lisi që u rrëzua prej stuhisë, ndërsa qytetarëve të tjerë u ka kërkuar të kenë kujdes.

Një person ka mbetur i vdekur si pasojë e rrëzimit të një lisi në lagjen Pejton, në Prishtinë dhe një tjetër është lënduar.

Rama ka shkruar në Facebook se mori lajmin me shumë keqardhje dhe i shpreh ngushëllime familjes së viktimës.

Qytetarëve të tjerë të kryeqytetit, Rama u ka kërkuar që të kenë kujdes të shtuar në vendet ku llogaritet të ketë rrezik.

“U bëj thirrje të gjithë qytetarëve që të kenë kujdes të shtuar nga rreziqet potenciale që mund të shkaktohen nga moti i keq i paralajmëruar për ditët në vijim”,  ka shkruar kryetari i Prishtinës në Facebook.

Policia e Kosovës, ka konfirmuar për RTK, se në lagjen Pejton në Prishtinë, nga rrëzimi i një lisi si pasojë e erërave të forta, ka humbur jetën një 30 vjeçar dhe është lënduar edhe një 30 vjeçare.

Komuna e Prishtinës apel qytetarëve për kujdes me lëvizjen

Nënkryetari i Prishtinës, Alban Zogaj iu ka bërë thirrje qytetarëve të kenë kujdes gjatë lëvizjes në qytet.

Ai përmes një shënimi në Facebook ka apeluar për kujdes të shtuar sidomos në zonat ku ka drunj.

“Ju lutemi, për shkak të shiut të rrëmbyeshëm dhe erërave të forta, të keni KUJDES, sidomos në pjesët e qytetit që kane drunj përreth! Ekipet tona të shpëtimit janë në terren dhe po merren me rastet e aksidenteve”, ka shkruar ai.

Një person ka mbetur i vdekur të hënën si pasojë e rrëzimit të një lisi në lagjen Pejton, në Prishtinë dhe një tjetër është lënduar.

Policia e Kosovës, ka konfirmuar për RTK, se në lagjen Pejton në Prishtinë, nga rrëzimi i një lisi si pasojë e erërave të forta, ka humbur jetën një 30 vjeçar dhe është lënduar edhe një 30 vjeçare.