Në takimin që zhvilloi me ekspertë të traditës e kukturës shqiptare, Berisha tha se Ballkani i Hapur, e kam deklaruar, është ndarja e Kosovës.

“Herë pas here e kam deklaruar por pastaj jam marrë me pasojat katastrofale për fshatin shqiptar, sepse kemi 40% të popullsisë në fshat. Janë rritur 250% importet e prodhimeve bujqësore nga Serbia. Eksportet bujqësore kanë rënë në mënyrë katastrofale.

Është një moment jo i favorshëm për ne si komb. Por ne jemi komb i vjetër dhe kombet e vjetra nuk vdesin kurrë. Edhe këtë betejë ne do ta fitojmë.

Edi Rama është tërësisht autori, ne përmendëm emra, por ju e patë se ku shkon kopeja, e patë kur u ngritën kartonat për gjenocidin e Srebrenicës.

Ai është vetëm efekt kopeje se s’mund të jetë gjë tjetër kurrë. Efekti i kopesë, sepse ky i urdhëronte mos e pranoni gjenocidin e Srebrenicës.”