Me vdekjen e Nënë Terezës 25 vite më parë, ekziston një brez i tërë të rinjsh dhe të rejash që nuk kanë parë ose dëgjuar shumë për jetën dhe trashëgiminë e saj.


“Kjo do të thotë se ishte koha për ta vënë atë përsëri në qendër të vëmendjes”, u tha nga një panel i atyre që po promovonin një dokumentar të ri për jetën e kësaj shenjtoreje, të njohur gjerësisht si Nënë Tereza.

Prodhuar nga “Knights of Columbus”, dokumentari “Mother Teresa: No Greater Love”, pati premierën e tij në Vatikan më 31 gusht, përpara daljes në më shumë se 900 kinema botërore më 3 dhe 4 tetor.“Faleminderit për të gjitha përpjekjet e bëra për të përshkruar jetën e kësaj shenjtoreje”, shkroi Papa Françesku, i cili e shpalli atë një shenjtore në Vatikan në vitin 2016.

Nënë Tereza lindi nga prindër shqiptarë në Shkup, më 26 gusht 1910.

Më 5 shtator 1997, ajo vdiq nga arresti kardiak në shtëpinë amë të Misionarëve të Bamirësisë në Kalkuta, Indi.

Dokumentari, i realizuar nga regjisori fitues i çmimeve “Emmy”, David Naglieri, përmban pamje arkivore dhe intervista me dhjetëra komentues që e njihnin personalisht Nënë Terezën.

Ai u filmua në pesë kontinente, duke zhvilluar intervista me shumë Misionarë dhe duke ofruar imazhe në terren të punës së tyre.

Dokumentari tregon veprën e frymëzuar nga Nënë Tereza e ka si qëllim frymëzimin e brezave të tërë. /Albanianpost.com