Ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj është pyetur nga gazetarët në lidhje me shumën e larte te parave te shpenzuara per nje instilacion që do të ndërtohet në kryeministri.

Ne nje kohe qe Qeveria ka paralajmeruar krize ekonomike dhe ka bere thirrje per kursim ndaj qytetareve ka tenderuar 3.7 milione euro per ndertimin e nje instalacioni me dru dhe djelberim ne godinen e qeverise.

Por për këtë shpenzim luksi, ministrja Ibrahimaj i kaloi “topin” Fondit Shqiptar të Zhvillimit, duke thënë se është një projekt me fondet e FSHZH.

Pyetje: Si është e mundur që të tenderohet një fond 3.7 mln euro për një instilacion

Ibrahimaj: Unë mendoj që sot vëmendja duhet të jetë tek nismat dhe tek vendimet që qeveria ka marrë, më qëllim….Keni pyetje tjetër, që ti përgjigjem njëherë e mirë.

Pyetje: Është këtu vëmendja, si paratë publike përdoren për dekorim apo për ndihmat reale që qeveria i adreson tek qytetarët?

Ibrahimaj: Faleminderit për pyetjen edhe njëherë. Ne prezantuam paketën, e cila e con fondin e mbështetjes për të përballuar krizën në nivelin 43 mld lekë. Është një paketë e konsiderueshme që janë fonde që përbëjnë 65% të buxhetit qe qeveria shqiptare ka pasur ne 5 vitet e fundit për financim të brendshëm.

Ne kemi bërë transparent vendimet për shkurtimin e shpenzimeve buxhetore qoftë ato operative qoftë atyre kapitale. Ky është një projekt i parashikuar dhe futet në paketën e projekteve të Fondit Shqiptar të Zhvillimit dhe është një projekt që inicion këtë vit.