Prit një minut!

Kryetarja e Kongresit Amerikan (superfuqisë botërore me 300 milionë banorë) pret në takim kryetarin e bashkisë Tiranë (kryeqyteti i një shteti 2.5 milionë banorë)?!

Uau?!

Ç’e lidh agjendën e Kongresit Amerikan me pastrimin e haleve të Tiranës?!!

Çfarë lidhje protokollare  ndërshtetërore ka ky takim?!

Çfarë bisedimesh shtetërore bën Kongresi Amerikan me Bashkinë e Tiranës?!

Çfarë përfitimi kanë kongresmenët Amerikanë dhe qytetarët e Tiranës nga ky takim?!

Llogjika protokollare e shtetërore nuk e justifikon  këtë takim në asnjë rrethanë.

Atëhere mbetet vetëm llogjika e lobbimit. Erion Veliaj i bie ta ketë blerë këtë takim që përmban edhe foto me zgërdhirje.

Për mua takimet e fotot e blera me lobbing janë neveri. Korrupsion e shkuar korrupsionit.  Neveri totale kam për ata politikanë shqiptarë që harxhojnë para për t’u zgërdhirë në foto me politikanë amerikanë, krejt pa lidhje me punët tona. Nuk meriton votën tonë kjo tallje!

Nga ana tjetër, ky është rasti për të hetuar mirë e mirë se me ç’para e me ç’mënyrë ekstra protokollare, Erion Veliaj takohet me kryetaren e Parlamentit Amerikan!

Se kemi dy ditë që themi Luli, Luli i 2017-ës dhe, Erioni i 2022 bën kërdinë…
***
Meqë ka thënë dhe Yuri që duhet transparencë për financimet e aktiviteteve politike.