1-Pas çeljes së 14 shkollave një vit më parë, data 12 shtator shënoi edhe hapjen e 12 shkollave të reja në Tiranë, mes të cilave edhe gjimnazin historik “Sami Frashëri”. Por, nxënësit e shkollave të Tiranës morën në ditën e parë të shkollës, edhe një letër nga kryebashkiaku Erion Veliaj, përmes së cilës ai u uron suksese për vitin e ri shkollor. Ai thekson se ky vit mësimor përkon jo vetëm me Tiranën, Kryeqytetin Evropian i Rinisë, por edhe me hapjen e shumë shkollave të reja.
2-“Arsimi është arma më e fuqishme që mund ta përdorni për të ndryshuar btotën” kështu u shpreh sot ambasadorja e SHBA, Yuri Kim e pranishme në kongresin e Arsimit në Tiranë. Në fjalën e saj ambasadorja Kim theksoi se arsimimi do të jetë kyc në rrugën se sa shpejt do të lëvizë Shqipëria në rrugën drejt BE-së.
3-Pasi garantoi se sistemet elektronike të ushtrisë shqiptare nuk janë prekur, ministri mbrojtjes Niko Peleshi dha detaje se si po shtohen kapacitetet mbrojtëse në bashkëpunim më SHBA. “Jemi në zbatim të një projekti shumë të madh 24 milion dollar mbështetur nga SHBA që synon ngritjen e qendrës ushtarake të Shqipërisë në sigurinë kibernetike”, tha ai.
4-Një 35-vjeçare është përplasur për vdekje nga një në zonën e Astirit në kryeqytet. Shtetësja me inciale E.N. ka qenë duke kaluar rrugën, në një zonë jashtë vizave të bardha, në rrugën Teodor Keko.
Gruaja ka ndërruar jetë nga goditja e fortë. Mjeti tip kamion drejtohej nga shtetasi me iniciale S.K. i cili eshte shoqeruar nga uniformat blu.
5-2275 ton naftë kontrabandë që transportoheshin me anije çisternë nga Libia në Shqipëri janë sekuestruar në Durrës. Falë operacionit policor të koduar “Ring” u arrestuan katër 4 shtetas të huaj dhe u proceduan në gjendje të lirë 6 bashkëpunëtorët e tyre. Mbi ta rëndojnë veprat penale “Kontranda më mallra për të cilat paguhet akcizë”, “Ruajtja apo depozitimi i mallrave kontrabandë” dhe “Kontrabanda e kapitenit, pilotit ose ekuipazhit”, të kryera në bashkëpunim.
6-Një 39-vjeçar është vënë në pranga, pasi transportonte 10 emigrantë të paligjshëm të cilët do t’i ndihmonte të kalonin kufirin përkundrejt fitimit. Autori me iniciale I. S. -I. banues në fshatin “Sektor Rinia” të Durrësit, u kap në afërsi të Muriqanit, teksa drejtonte mjetin tip “Toyota”.
Mbi 39-vjeçarin rëndon vepra penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.
7-Kriza e rritjes së çmimeve ka edhe arsimin. Lush Susaj, prej 22 vitesh punon si pedagog në UBT, botimet e shumë shkencore nuk i kanë siguruar atij një pagë të mirë. Për këtë arsye profesori sot iu bashku protestës së pedagogëve përballë Fakultetit të Shkencave të Natyrës.
8-Një tjetër kallëzim për korrupsion dhe fshehje të ardhurash është dorëzuar në SPAK për ish-presidentin Ilir Meta dhe bashkëshorten e tij, Monika Kryemadhin. Kallëzimi, është bërë nga avokati Idajet Beqiri, që kërkon hetim ndaj Metës për “fshehje të ardhurash” dhe “kurrupsion aktiv të funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë”.
9-Një 34-vjeçar i identifikuar si Alban Pashollari humbi jetën ditën e sotme në ujërat termale të Elbasanit, si pasojë e një arresti kardiak.
Një nga dëshmitaret e ngjarjes ka treguar se fillimisht kanë dëgjuar thirrjet për ndihmë, por nuk kanë zbritur poshtë.
10-Ambasadorja e SHBA ne vendin tone ka zhvilluar nje takim me kryekosionerin Celibashi dhe perfqesues te partive politike ne vend. Takimi erdhi pas lajmeve të një dite më parë në mediet ndërkombëtare se Partia Demokratike, në vitin 2017, ka pranuar financime të fshehta nga Moska, për fushatën e atëhershme zgjedhore.
Në një postim në rrjetin social “Twitter”, ambasada amerikane sqaron rrethe ketij takimi duke shkruar “Ambasadorja e SHBA Yuri Kim u takua me Kreun e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi dhe përfaqësues të partive politike sot për të diskutuar kërcënimin serioz të financimeve të fshehta politike ruse si dhe kanosjen që kjo paraqet për demokracinë dhe përpjekjet anti-korrupsion.
Kërcënimi i financimit të fshehtë politik rus nënvizon rëndësinë që ka rritja e transparencës në financimin e fushatave, regjistrimi i enteve të huaja, si dhe masat për të identifikuar dhe parandaluar pastrimin e parave. Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të punojnë me partnerë në të gjitha institucionet demokratike të Shqipërisë për mbrojtjen ndaj këtyre kërcënimeve“, shkruhet në reagimin e ambasadës amerikane në “Twitter”.