Tani njerëzit kanë filluar të frikësohen me parashikimin që kukullat vizatimore kanë bërë për fundin e botës. Ata thonë se 24 shtatori 2022 do të jetë fundi i botës dhe The Simpsons e kanë parashikuar këtë gjë.
Në episodin e titulluar “Homeri shkon në shkollën përgatitore”, Homeri bashkohet me një grup mbijetues, udhëheqësi i të cilit ka krijuar një vendstrehim për t’u përgatitur për fundin e botës.
Një video është bërë virale në rrjetet sociale pasi Homer parashikon se do të ndodhë një shpërthim i madh.
Oh no!! Simpson’s predictions! pic.twitter.com/qGOtWIQHJk
— Lori (@lorijean333) Septembr 14, 2022
Apokalipsi po vjen. Ndoshta jo nesër, ndoshta kurrë, por po vjen.
Fundi i episodit 9 dhe sezoni 24 kanë krijuar lidhjen e çuditshme se fundi i botës do ndodhë pikërisht në datën 24/9, ose 24 shtator.
Data është bërë virale në internet këtë muaj pasi njerëzit në internet parashikojnë se do të ndodhin të gjitha llojet e gjërave të këqija që do të shkaktojnë fundin e botës.
Duke reaguar në lidhje me këtë video dhe teori dikush shkroi në TikTok:
E di që nuk jam i vetmi që shqetësohem për këtë.
The Simpson gjithmonë na thonë se çfarë do të ndodhë.