NASA synon të bëjë histori me testin e parë të mbrojtjes planetare në botë, në të cilin një anije kozmike përplaset me një asteroid për të ndryshuar trajektoren e tij.

Qëllimi i misionit është mbrojtja e planetit Tokë nga një përplasje e mundshme me atë që NASA e quan, një objekt afër Tokës (NEO), asteroidë ose kometa që mund t’i afrohen orbitës sonë.

NASA krijoi Zyrën e Koordinimit të Mbrojtjes Planetare (PDCO) në vitin 2016 për të siguruar zbulimin e hershëm të kërcënimeve nga NEO me një madhësi mjaft të madhe, duke filluar nga rreth 30 deri në 50 metra, që dëmtojnë sipërfaqen e Tokës, dhe për të gjurmuar trajektoren e tyre.