Një person i armatosur ka vrarë gjashtë persona dhe ka plagosur 20 të tjerë nga të shtënat në një shkollë në Rusinë qendrore.
Sipas mediave të huaja, sulmuesi i paidentifikuar hyri në shkollën në Izhevsk, vrau një roje dhe disa nga fëmijët përpara se të qëllonte veten.
“Ka viktima në mesin e fëmijëve, ka edhe të plagosur”, citohet të ketë thënë guvernatori Alexander Brechalov.
Shkolla, e cila mëson fëmijët nga klasa e parë dhe e 11-të, është evakuar dhe mbyllur nga policia.