Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Enkelejd Alibeaj, ka takuar ditën e sotme ambasadorin britanik në Tiranë, Alaister King- Smith.
Përmes një postimi në Facebook, deputeti demokrat thotë se gjatë këtij takimi diskutuan për zhvillimet të rëndësishme politike, si dhe ato brenda PD-së.
Alibeaj thekson se me diplomatin e huaj ka diskutuar edhe reformën territoriale dhe çështjen e emigracionit të paligjshëm.