Me shumë mundësi TikTok mund të detyrohet t’i paguajë një gjobë $30 milionë agjencisë britanike të mbrojtjes së të dhënave, pasi platforma e shpërndarjes së videove nuk ka mbrojtur por ka shpërndarë e përpunuar të dhënat private të të miturve të shumtë që e përdorin.
Hetimi i autoritetit britanik zbuloi se platforma ka shkelur ligjet e vendit me mbledhjen e përpunimin e të dhënave të fëmijëve nën 13 vjeç pa miratimin e të prinderve.
Ajo gjithashtu nuk ka vepruar në mënyrë të saktë e transparente me të dhënat, ndërsa ka përpunuar “një kategori të veçantë të dhënash” pa arsyet ligjore për ta bërë.